Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datën 10.06.2016 ( e premte ), duke filluar në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit. Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:
1. Proces verbali i mbledhjes të datës 03.05.2016
2. Propozim Rregulloren Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Drenasit
3. Rishqyrtimi i vendimit nr.400-24671 të datës 03.05.2016
4. Propozim vendim për ndryshimin e taksës ndërtimore
5. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim aneksi i Komunës së vjetër për promovimin e drejtave të Grave të Komunës së Drenasit
6. Raporti i komisionit për pronat komunale të dhëna në shfrytëzim afatgjatë në vitin 2014
7. Propozim vendim për vazhdimin e mandatit Komitetit për Barazi Gjinore
8. Raporti i komisionit për dhënien e pronave në shfrytëzim