Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datën 10.11.2016 ( e enjte ), duke filluar në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit. Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:
1. Proces verbali i mbledhjes të datës 23.09.2016
2. Raporti financiar për realizimin e buxhetit Janar-Shtator 2016
3. Propozim vendim për ndryshim të rregullores për Tarifa dhe Sherbime tjera civile
4. Propozim vendim për ndryshim të rregullores për Tarifa dhe Transfere të pronës me nr.031-9313 të datës 17.11.2010
5. Informatë nga Raporti i Auditorit rreth pasqyrave financiare të kompanisë regjionale të mbeturinave "Pastrimi"
6. Informatë për banesat e ndërtuara me koncesion
7. Raporti i komisionit për ndarjen e parcelave për dhënien e tokave në shfrytëzim
8. Strategjia për gratë ndërmarrësë në Komunën e Drenasit për periudhën 2017-2022