Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenti 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesusi i Kuvendit të Komunës për datë: 27.02.2015 (e premte), duke filluar në ora 13.00 ne sallen e Kuvendit të Komunës THËRRET
MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE
1. Proces verbali i mbledhjes të dt.29.12.2014
2. Propozim vendim për ndryshimin e disa kritereve për ndarjen e bursave Komunale për Student
3. Raporti vjetor i punes -2014 i kryetarit të Komunës
4. Raporti vjetor i buxhetit për vitin -2014
5. Propozim vendimi për mbeshtetje më mjete financiare ‘’ Handikosit,, – Drenas
6. Propozim vendimi për lejimin e këmbimt te pronës së paluajtshme komunale më pronen e paluajtshme private për nevojat e zgjerimin e varrezave të fshatit Korretic e ulët – Komuna e Drenasit
7. Propozim vendim për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale më pronën e paluajtshme private per nevojat e ndërtimit të rezervoarit të ujit të pijes në Zabel të epërme – Komuna e Drenasit
8. Propozim vendim për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale më pronën e paluajtshme private për nevojat e ndërtimit të Ambulancës familjare në fshatin Negroc- Komuna e Drenasit
9. Propozim vendimi për ndryshimin e nenit 1 të Vendimit 01 Nr.421 – 8861 të datës 31.12.2008 për dhënien me Koncesion të tokës ndërtimore komunale BIK- dega- Drenas
10. Propozim vendimet për subvencionimin e klubeve sportive
11. Propozim vendim për anulimin e vendimit të stacionit te autobusëve
12. Raporti i komisionit për dhënjen e pronave në shfrytëzim
13. Formimi i komisionit për mbikqyrje të projekteve
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës
__________________________
Naim Bazaj