Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datën 27.02.2017 ( e hene ), duke filluar në ora 13:30 në sallën e Kuvendit të Komunës (objekti i ri) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit. Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:
1. Pyetje dhe përgjigje
2. Proces verbali i mbledhjes të datës 27.01.2017
3. Propozim vendim për formimin e komisionit të ri për shqyrtim të kërkesave të bizneseve për dhënien në shfrytëzim pronat komunale
4. Propozim vendim i raportit të komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vëndeve tjera publike të Komunës së Drenasit.
5. Raportet e Komiteteve Konsultative
a) Raporti i Komitetit Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini e Sport
b) Raporti i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale