Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë. 07.10.2015 , duke filluar në ora 10.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( ditë e mërkure ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit. Mbledhja do të ketë këtë rend dite:
1. Proces verbali i mbledhjes të datës 23.09.2015
2. Projekt-Rregullore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2016
3. Diskutim rreth çështjes së arsimit në Komunën e Drenasit
4. Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Qershor 2015
5. Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Drenasit për vitin 2014
6. Propozim vendim për ridestinim të mjeteve
7. Raporti i Komisionit për emërtim të rrugëve dhe shqyrtimi i kërkesave
8. Propozim vendim për vazhdimin e kontratave – bizneseve