Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë 29.12.2015 , duke filluar në ora 13.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( dite e martë ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit. Mbledhja do të zhvillohet më këtë rend dite:
1. Proces verbali i mbledhjes të datës 19.11.2015
2. Plani komunal i veprimit antikorrupcion
3. Propozim vendim për vazhdimin e kontratave mbi dhënien në shfrytëzim të banseave sociale në BLL I dhe II në Drenasin III në Qendren e banimit social
4.Raporti i punës dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Grupi i Grave Asambleiste në Drenas
5. Propozim për vazhdimin e mandatit të anëtarëve të Komiteteve Konsultative për Arsim, Rini, Kulturë dhe Sport si dhe Komitetit për Zhvillim Ekonomik, Mborjtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
6. Propozim rregullore për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Drenasit