Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë 09.02.2016, duke filluar në ora 13.00 ne sallën e Kuvendit të Komunës ( ditë e marte ) thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit. Mbledhja do të zhvillohet më këtë rend dite:
1. Betimi i anëtares së Kuvendit të Komunës – Florentina Elezi
2. Procesverbali i mbledhjes së datës 29.12.2015
3. Rishqyrtimi i vendimit me kërkesën e MAPL-së
a) Propozim vendimi për anulim të vendimit të Kuvendit të Komunës për vazhdimin e kontratave për biznese
b) Propozim vendimi për harmonizim me Ligjin për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të pjesës së ngastrës kadastrale për varrezat në fshatin Tërdec
c) Propozim vendimi për harmonizimin me Ligjin për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të pjesës së ngastrës kadastrale për ndërtimin e xhamisë në fshatin Tërdec
4. Propozim vendimi për shpalljen të pronave komunale pas përfundimit të kontratave
5. Raportet e komiteteve Konsultative
a) Komiteti Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
b) Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
6. Plotësim-ndryshimi i vendimit të buxhetit komunal 2016
7. Propozim vendimi për anulimin e vendimit numër 353-31851 të datës 23.07.2014
8. Shqyrtimi dhe mundësia e kthimit të punëtorëve të sigurimit me buxhet të Komunës
9. Të ndryshme