Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datën 10.03.2016 ( e enjte ), duke filluar në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit. Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:
1. Proces verbali i mbledhjes të datës 09.02.2016
2. Raporti vjetor i buxhetit për vitin 2015
3. Propozim vendim për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2015 në vitin 2016
4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale për Poligon të Policisë së Kosovës
5. Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Drenasit 2015-2020
6. Propozim vendim për mbështetje më mjete financiare Qendrën për Rehabilitim "Handikos" në Drenas
7. Propozim vendim për mbeshtetje financiare Grupin e Grave Asambleiste në Komunën e Drenasit
8. Propozim vendimet për subvencionimin e klubeve sportive në Komunën e Drenasit
9. Të ndryshme – shyqrtimi i kërkesave