Në baze të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë 20.09.2013 (e premte), duke filluar në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës që do të punohet me këtë rend dite: Mbledhja do të këtë:
REND DITE
1. Miratimi i Proces verbalit të datës 30.08.2013
2. Propozim-Vendim i buxhetit të Komunës për vitin 2014 dhe parashikimi i buxhetit 2015-2016
3. Rregullore për tatimin në pronë për vitin 2014
4. Propozim-Vendim për ridestinimin e mjeteve nga mbetjet e projekteve kapitale
5. Propozim-Vendim për lirim nga pagesa të disa kategorive të fëmijeve në QEAP “Ardhmëria”