Në baze të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë 31.05.2013, duke filluar në ora 11:00 në Sallën e Kuvendit, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës që do të punohet me këtë rend dite:
Pjesa solemne e kësaj seance do të filloj nga ora 11:00 për nderë të dekorimit të tri familjeve nga Republika e Shqipërisë, ndërsa nga ora 13:00 mbledhja do të vazhdoj dhe me këtë rend dite:
1. Miratimi i Proces verbalit te datës 30.04.2013
2. Formimi i Komisionit për shenjen e pronave të paluajtshme në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër
3. Propozim-Vendim për lejimin e ndërrimit të destinimit të përhershëm të kulturës nga toka bujqësore në tokë ndërtimore
4. Propozim-Vendim për financimin e projektit “NINE ELEVEN”
5. Propozim-Vendim për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e punimeve për Stacionin e Autobusëve në Drenas
6. Propozim-Vendim për ridestinim të mjeteve nga projektet kapitale