Në baze të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë 21.06.2013, duke filluar në ora 13:00 në Sallën e Kuvendit, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës që do të punohet me këtë rend dite:
1. Miratimi i Proces verbalit të datës 31.05.2013
2. Propozim-Vendimi për vazhdimin e kontratave mbi dhënien në shfrytëzim të banesave sociale
3. Draft Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2014-2016
4. Propozim-Vendim për shpenzimin e mjeteve financiare nga projektet kapitale për hartimin e projekteve