Në baze të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datë 26.07.2013 (e premte), duke filluar në ora 13:00 në Sallën e Kuvendit, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës që do të punohet me këtë rend dite:
Mbledhja do të këtë:
REND DITE
1. Miratimi i Proces verbalit të mbledhjes së jashtëzakonshme të datës 11.06.2013
2. Miratimi i Proces verbalit të datës: 21.06.2013
3. Propozim-Vendim për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike në Komunën e Drenasit
4. Propozim-Vendim për aprovimin e taksës administrative për leje ndërtimi për vitin 2013
5. Raporti financiar për realizimin e buxhetit Komunal janar-qershor 2013
Ftesa: shkarko