Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, z. Labinot Halilaj për datën 18.06.2018 ( ditë e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e bordit të drejtorëve-në objektin e Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Proces verbali i mbledhjes së datës; 27.04.2018
- Propozim Vendim për shfuqizimin e vendimit nr.421/281 të datës 18.01.2008, në të cilën është dhënë objekti i qendrës së komunitetit në Gllogoc në shfrytëzim qendrës Dielli.
- Propozim Vendim për kthimin e pronës komunale në zonën Kadastrale ne Komoran të cilën e ka pasur në shfrytëzim Naser M. Gashi në Komoran.
- Propozim Vendim për ridestinimin e mjeteve nga mbetjet e projekteve kapitale.
- Propozim Vendim për kthimin e pronës komunale në zonën Kadastrale ne Komoran të cilën e ka pasur në shfrytëzim NTP “MALI-COM” në Komoran.
- Projekt – Rregullore për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre në territorin e Komunës së Drenasit.
- Draft Korniza afatmesme buxhetore Komunale 2019-2021.
8. Të ndryshme.