Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Labinot Halilaj, me datën 22.10.2019 (e martë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të datës 30.08.2019.
- Propozim Vendim për miratimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE – së) 2019 – 2021.
- Raporti financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar- Shtator
- Të ndryshme.