Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj, me datën 19.07.2019 (E premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.
THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të këtë rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt.20.06.2019;
- Propozim vendim për ridestinim dhe transfer të mjeteve nga kategoria e projekteve kapitale dhe kategoria për mallra dhe shërbime në shpenzime kapitale;
- Propozim vendim për ridesinim të mjeteve nga Drejtorati për infrastrukturë Publike;
- Propozim vendim për formimin e Panelit përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Barazi Gjinore;
- Propozim vendim për formimin e komisionit për plotësim/ndryshimin e Rregullores për subvencione të Komunës së Drenasit;
- Të ndryshme.