Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të rregullores së punës të Kuvendit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj për datën 20.06.2019 ( e enjte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të mbahet me këtë rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së KPF-së të datës 22.05.2019
- Propozim-Rregullore komunale për transparencë
- Propozim vendim për financimin e projektit KH “Drenica”
- Propozim vendim për financimin e projektit KF “Feronikeli”
- Propozim vendim për financimin e projektit KF “Drenasi”
- Propozim vendim për financimin e projektit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal
- Draft Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022
- Të ndryshme