Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Labinot Halilaj, me datën 18.04.201 (E Enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.
THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 19.03.2019
- Raporti Financiar i Zhvillimit të buxhetit Janar- Mars, 2019
- Propozim vendim për lejimin e largimit/demolimit të disa ndarjeve, sporteleve dhe kryerjen e disa punimeve brenda hapësirës së QKMF-së “Dr.Hafir Shala” në Drenas.
- Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me:
- a) Komunën e Vushtrrisë, b) Komunën e Skenderajt, c) Komunën e Obiliqit.
- Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Vushtrrisë.
- Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Obiliqit.
- Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Lipjanit.
- Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Fushë Kosovës.
- Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Malishevës.
- Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Klinës
- Propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues, për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.
- Propozim vendim për formimin e komisionit të ankesave i cili do të shqyrtoj ankesat e palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afat gjatë të pronës se paluajtshme të komunës .
- Të ndryshme.