Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj, me datën 23.09.2021 (e premte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më datë 24. 08.2021.
- Propozim vendim i buxhetit të Komunës për vitin 2022 dhe parashikimi i buxhetit 2023- 2024.
- Draft Raport i parë periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
- Të ndryshme.