Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 422 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës së Kuvendit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj me datën 24.08.2021 (e martë) duke filluar në ora 10:00 në Sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa;
Mbledhja e KPF-së do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë e Financa i datës 23.07.2021
2. Buxheti i Komunës së Drenasit sipas kufijve dhe qarkores 2022/02 për vitet 2022-2024
3. Propozim vendim i komisionit për emërtimin e rrugëve
4. Raporti i punës Janar-Qershor 2021 i Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale
5. Diskutim i Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit
6.. Diskutim i Planit të Veprimit për zbatimin e Rekomandimeve që dalin nga Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare vjetore të Komunës së Drenasit për vitin fiskal 2020
7. Të ndryshme