Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Labinot Halilaj, me datën 23.07.2021 (e premte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa
Mbledhja do të këtë për rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt. 18. 06.2021.
- Informim i kuvendit për aktivitetet e KKSB-së.
- Raporti financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar- Qershor 2021.
- Bartja e mjeteve nga Rezerva Buxhetore për projektin digjitalizimi i shkollave.
- Të ndryshme.