Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit Labinot Halilaj, me datën 21.04.2021 (e Mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 19.03.2021.
- Raporti financiar i zhvillimit të buxhetit Janar Mars 2021
- Raport i ndihmave dhe subvencioneve për vitin 2020
- Propozim Vendim për bartjen të hyrave vetanake nga viti 2020, në vitin 2021.
- Të ndryshme.