Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit z. Labinot Halilaj, me datën 19.02.2021 (E premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Komunës.
Mbledhja do të këtë rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 22.01.2020.
- Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së Heroit të Kombit Asllan Fazliu, i plotësuar.
- Raporti vjetor i punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për vitin 2020.
- Propozim Vendim për shfuqizimin e pikës 1, 2 dhe 3 të nenit 2, të Vendimit Nr. 12/360-68569, të dt. 29.11.20219, të Kuvendit Komunal dhe Lejimin e lidhjes së Kontratave të reja për dhënien në Shfrytëzim të Përkohshëm të Banesave të caktuara Sociale, në Bllokun e Banimit I dhe II në Drenasin III, me përfitues të ri të Banimit të Përkohshëm Social
- Të ndryshme.