Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të rregullores së punës të Kuvendit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj për datën 22.01.2021 ( e premte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të mbahet me këtë rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë e Financa i datës 21.12.2020
- Raporti Financiar i zhvillimit të buxhetit janar-dhjetor 2020
- Raporti vjetor i Komiteteve Konsultative për vitin 2020;
a)Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara
- b) Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
- c) Komiteti për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- d) Komiteti për Barazi Gjinore
- Të ndryshme