Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj, me datën; 21.12.2020 (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Komunës;
Thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të datës 19.11.2020.
- Planit të Punës për vitin 2021, i Kuvendit Komunal.
- Planit të Punës të Kryetarit për vitin 2021.
- Propozim Rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.
- Plani preliminar i Prokurimit për vitin 2021.
- Diskutimi i Planit të Integritetit.
- Propozim Vendim për financimin e Projektit “Ngritja e Mirëqenies Sociale të Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Familjarëve të tyre.
- Propozim Vendim për lirimin nga qiraja joprofitabile, familjet përfituese të shfrytëzimit të përkohshëm të banimit social në Bllokun I dhe II në Drenasin III për vitin 2021.
- Propozim Vendim për këmbimin e njësive kadastrave nr. 348/0 dhe 1011/0 në zonën kadastrale në Gllogoc.
- Të ndryshme.