Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj, më datë: 20.03.2020 (e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.
THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 21.02.2020.
- Propozim Vendim i statutit për ndërmarrjen publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, SH. A. në Drenas-Gllogoc.
- Propozim Vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e pronave që mund të këmbehen dhe dhënien e rekomandimeve për pronat që duhet të shpronësohen në parcelën 743/1, në zonën e kadastrave Drenas.
- Të ndryshme.