Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit Labinot Halilaj, me datën 24.01.2020 (e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite;
- Betimi i asamblistit të ri në Kuvendin Komunal në Drenas, Endrit Gllareva i cili zëvendësohet me Përparim Bajraktari nga Partia e subjektit politik, Vizioni për Drenasin.
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 20.12.2019.
- Draft Propozim strategjia e zhvillimit ekonomik Lokal 2020 -2024.
- Propozim Vendim për shqyrtimin publik të Projekt-Planit Zhvillimor Komunal të Drenasit për periudhën 2020-2028.
- Plani vjetor i Kryetarit të Komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2020
- Raporti vjetor i Komiteteve Konsultative për vitin 2019:
- Komiteti për Arsim Kulturë Rini dhe Sport.
- Komiteti për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
- Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizua.
- Të ndryshme.