Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42, neni 44 pika 44.4 dhe pika 44.5 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit së Drenasit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Burim Bujupi, thërret mbledhjen e nëntë të Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet më datë: 26.10.2026 e cila do të fillojë në orën 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e bordit të drejtorive, (kati tretë) i Komunës Drenasit.
Për mbledhje propozohet ky:
Rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes se Komitetit për Politike dhe Financa i datës: 16.09.2026;
- Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Gllogocit;
- Propozim vendim për miratimin e Raportit mbi punën dhe aktivitetin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit Nr.02-052/01-43152 të datës 12.10.2026;
- Propozim vendim për diskutim të Raportit të auditimit të pajtueshmërisë “menaxhimi i pronave të dhëna me qira në Komunën e Gllogocit për periudhën 2024-2025;
- Propozim vendim për themelimin e organit të kujdestarisë në kuadër të Qendrës për punë sociale;
- Deklaratë mbështetëse për parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike;
- Raporti Financiar Janar-Shtator 2026;
- Të ndryshme