Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores të Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 19.08.2016 (e premte ) duke filluar nga ora 10:00, në sallen e mbledhjeve në objektin e ri të Komunës, thërret mbledhjen e KPF-së. Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbali i mbledhjes së mbajtur me datë 20.06.2016
2. Raporti financiar Janar-Qershor 2016
3.Raporti i Auditorit të Përgjithshëm
4. Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës
5.Propozim vendim për ridestinim të mjeteve për shpenzime kapitale DSHPE
6. Propozim vendim për ndryshimin e Rregullores komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së shoqërive tregtare në territorin e Komunës së Drenasit
7. Propozim vendim për ridestimin të mjetëve nga Drejtoria e Shëndetësisë