Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42, neni 44 pika 44.4 dhe pika 44.5 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit së Drenasit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Burim Bujupi thërret mbledhjen e shtatë të Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet më datë: 18.08.2026 e cila do të fillojë në orën 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e bordit të drejtorive, (kati tretë) i Komunës Drenasit.
Për mbledhje propozohet ky rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes se Komitetit për Politike dhe Financa i datës: 22.07.2026.
2. Propozim vendim për miratimin e Draft Planit Komunal për Transportin Lokal në Komunën e Gllogocit për periudhën 2026–2031.
3. Propozim Vendim për themelimin e komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores të punës së Kuvendit të Komunës së Drenasit.
4. Propozim Vendim për Themelimin e komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Drenasit.
5. Raport rreth korrje –shirjeve në territorin e Komunës së Drenasit për vitin 2026.
6. Pyetje dhe përgjigje.
7. Të ndryshme.