Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores të Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 28.10.2016 (e premte ) duke filluar nga ora 10:00, në sallen e mbledhjeve në objektin e ri të Komunës, thërret mbledhjen e KPF-së. Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbali i mbledhjes së mbajtur me datë 26.08.2016
2. Raporti financiar për realizimin e buxhetit komunal, Janar-Shtator 2016
3. Propozim vendim për ndryshimin e rregullores për Tarifa dhe Shërbime të tjera civile
4. Propozim vendim për ndryshim të rregullores për Tarifa dhe Transfere të Pronës me nr.031-9313 të datës 17.11.2010
5. Informatë nga Raporti i Auditorit rreth pasqyrave financiare të kompanisë regjionale të mbeturinave "Pastrimi"
6. Informatë për banesat e ndërtuara me koncesionim
7. Shqyrtimi i kërkesave