Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Milaim Hajdari, me dt. 20.03.2024 (e mërkurë ) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, therret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt. 22.02.2024.
- Propozim vendim për plotësim ndryshimin e Statutit të Komunës së Drenasit lidhur me emërtimin kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
- Propozim vendim për plotësim ndryshim të vendimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 25 vite të pronës komunale të Komunës së Drenasit Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës, për ndërtimin e nënstacionit Policor në zonën kadastrale Komoran të Komunës së Drenasit.
- Raporti përfundimtar për implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2022.
- Të ndryshme.