Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Milaim Hajdari, me dt. 22.02.2024
(e enjte ) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite;
- Znj Kosovare Halilaj Karaxha, emërohet anëtare e Kuvendit Komunal në Drenas, nga subjekti politik “Partia Demokratike e Kosovës” duke zëvendësuar Albulena Saliuku e cila lirohet prej detyrës të anëtares së Kuvendit Komunal.
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt.
22.01.2024.
- Propozim vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr. 02-353/01-5031 dt.29.01.2024 për caktimin e lokacionit për realizimin e projektit për ndërtimin e objekteve të çerdheve në Tërstenik dhe Nekoc.
- Propozim vendim për subvencionimin e nënave lehona.
- Propozim Vendim për përcaktimin e kompensimit të anëtareve të komisionit komunal aksionar për ndërmarrjen publike lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A
- Të ndryshme.