Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Milaim Hajdari, me dt. 22.01.2024 (e hënë ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt.
20.12.2023.
- Raporti Financiar Janar-Dhjetor 2023.
- Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për realizimin e Projektit për ndertimin e objekteve të qerdheve në Tërstenik dhe Nekoc.
- Propozim Vendim për ndarjen dhe bashkimin e parcelave kadastrale.
- Propozim Vendim për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vite).
- Të ndryshme.