Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Milaim Hajdari, me dt. 24.08.2022 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00, thërret mbledhjen e radhes të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Takimi do të mbahet në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i dt.20.07.2022
2. Propozim Vendim i Buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2023-2025.
3. Propozim Vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës.
4. Propozim Vendim për fillimin e Hartimit të Planit Rregullues të hollësishëm për qendrën e Qytetit Gllogoc.
5. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klub Fitness Koca.
6. Propozim Vendim për financimin e Projektit Volejbolli për Femra të OJQ-së KV Gryka .
7. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së ,,KF FORTUNA’’
8. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klubi i Boksit Drenas
9. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klubi Publik i Futbollit Drenas
10. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së FC LIQENI Drenas
11. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klubi i Volejbollit Feronikeli Meshkujt Drenas
12. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klubi i Volejbollit Feronikeli Femrat Drenas
13. Propozim Vendim për financimin e Projektit botim i Librit monografi RFBSH Nezir Prokshi Drenas.
14. Propozim Vendim për formimin e Komisionit për plotësim ndryshimin e Rregullores për Taksa Tarifa Ngastra dhe Gjoba.
15. Njoftim rreth shkëputjes të kontratës së shfrytëzuesit të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit.
16. Te ndryshme.
Drenas, 18.08.2022