Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Milaim Hajdari, me datë; 20.07.2022
(e mërkurë) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i dt.17.06.2022
2. Raporti Financiar Janar-Qershor 2022.
3. Propozim vendim për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vite).
4. Informim i Kuvendit Komunal për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
5. Propozim vendim – më këtë propozim vendim kërkohet nderrimi i statutit të Instuticionit Arsimor Publik Parauniversitar- Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale SHMLP) ” Fehmi Lladrovci” të kaloj në Instutucion për Arsim dhe Aftesim Profesional (IAAP).
6. Të ndryshme.