Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Milaim Hajdari, me dt. 17.06.2022
(e premte ) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt.
20. 05.2022.
2. Propozim Vendim për Kornizën afatmesme bugjetore 2023-2025.
3. Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e Statutit Nr. 12-060/05-14928,të datës 30.04.2020, për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i autobusëve” SHA në Drenas-Gllogoc.
4. Propozim Vendim për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Gllogocit për periudhën, 2022-2030.
5. Të ndryshme.