Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Milaim Hajdari, me dt. 20.04.2022 (e mërkurë ) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes të Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur me dt. 17.03.2022.
2. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit 12 nr. 462/01-47368 të datës 30.10.2020, të Kuvendit të Komunës së Drenasit.
3. Propozim-vendim për shpronësimin e njësive të ndërtesave–banesave, në parcelën nr. 743-30, në zonën kadastrale në Gllogoc.
4. Propozim-vendim për këmbimin e pjesëve të njësive kadastrale nr.538/0 dhe 512/0 në zonën kadastrale në Nekoc.
5. Propozim-vendim për caktimin e lokacionit për zbatimin e Aktgjykimit C nr. 97/86, të dt. 06.10.1988.
6. Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake.
7. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës nr. 02-020/04-8424, të dt. 23.02.2022.
8. Propozim-vendim për revidimin e Planit Komunal të menaxhimit të mbeturinave për vitin 2022, i plotësuar.
9. Raporti Financiar Janar-Mars 2022.
10. Propozim për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për ndarjen e subvencioneve
11. Të ndryshme.