Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit për dt: 19.06.2017 (ditë e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e bordit të drejtorëve, thërret:
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të ketë këtë:
Rend dite:
1. Proces verbali i mbledhjes së mbajtur më dt.16.04.2017;
2. Draft Korniza afatmesme buxhetore komunale 2018-2020;
3. Propozim vendim për mbështetje financiare familjet e dëshmorëve;
4. Propozim vendim për shpallje qytetar nderi të Komunës së Drenasit, z.Pandeli Majko;
5. Propozim vendim për shpallje qytetar nderi të Komunës së Drenasit, z.Ilir Meta;
6. Propozim vendim për shpallje qytetar nderi të Komunës së Drenasit, z. Bernard Kushner;
7. Propozim vendim për shpallje qytetar nderi të Komunës së Drenasit, z. Lorik Cana;
8. Propozim vendim për shpallje qytetar nderi të Komunës së Drenasit, z. Taulant Xhaka;
9. Propozim vendim për shpallje qytetar nderi të Komunës së Drenasit, z. Herolind Shala;
10. Propozim vendim për shpallje qytetar nderi të Komunës së Drenasit, z. Andi Lila;
11. Propozim vendim për shpallje qytetar nderi të Komunës së Drenasit, z. Bekim Balaj;
12. Propozim vendim lidhur me ndryshimin e pikes 6 nënpika 6.8 të vendimit nr.400-29541 të datës 08.06.2015;
13. Propozim vendim për ndërtim të shtëpive të Komunitetit në Komoran dhe Kishnarekë;
14. Të ndryshme.