Thirret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj, me dt: 20.12.2019 (E premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja ka këtë rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 15.11.2019.
- Prezantimi i anëtarëve nga Komisioni i Komitetit Konsultativ për Barazi Gjinore për konkurrentët e përzgjedhur në bazë të Konkursit dhe aprovimi i tyre.
- Propozim Vendim për Aprovim: Plani Komunal për Zhvillimin Institucional të Kujdesit Parësor Shëndetësor (PKZHIKPSH) Drenas-it 2020 – 2024.
- Propozim Vendim për miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2020-2024.
- Draft-Propozim për ndryshim-plotësimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngastra dhe Gjoba 2019.
- Propozim Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm Publik të pjesëve të ngastrave kadastrale, nëpër të cilat do të kalon rruga ,,Adem Jashari” e cila fillon nga Feronikeli nëpër Poklek, Korroticë e Ultë e deri në Korroticë të Epërme ( te Kroni i Mbretit).
- Aprovimi i Plani i Punës për vitin 2020, i Kuvendit Komunal.
- Të ndryshme.