Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj, me datë: 16/10/2018 (ditë e martë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës:
THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të këtë për rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së datës: 10/09/2018.
- Propozim vendim për ridestinim të mjeteve për shpenzime kapitale.
- Propozim vendim për ndryshimin e emrit të projektit: zgjerimi i QMF-së Gllanasellë
- Raporti Financiar Janar-Shtator 2018.
- Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e RREGULLORES PËR TARIFA NGARKESA DHE GJOBA.
- Propozim vendim për ridestinim të mjeteve nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.
- Të ndryshme.