Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokalë ,nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit për datën 19.04.2018 ( e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e bordit të drejtorëve të Komunës:
THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të këtë :
Rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së datës: 20.03.2018.
- Propozim vendim për subvencionimin e KF “ Feronikelit”.
- Propozim vendim për subvencionimin e Këshillit për Veprim Rinor Lokal “KVRL”.
- Propozim vendim për kthimin e pronave komunale të cilat i ka verifikuar dhe rekomanduar komisioni deri më tani, që nuk i kanë plotësuar kushtet e kontratës.
- Propozim vendim për ndarjen e pronës komunale për varrezat e fshatit Korroticë e Ulët.
- Propozim vendim për formimin e komisionit për rregulloren për dekorata dhe mirënjohje.
- Propozim vendim për formimin e komisionit për ndryshimin e Stemës dhe Vulës se Komunës së Drenasit.
- Të ndryshme.