Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale ,nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit për dt: 13.02.2015 (ditë e premte ) duke filluar në ora 10.00 në zyren ë Drejtorit të Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të ketë këtë :
Rend dite
1. Proces verbali i mbledhjes se mbajtur me dt.18.12.2014
2. Plani i prokurimit – për vitin- 2015
3. Raporti i punes Janar-Dhjetor-2014 i kryetarit të Komunës
4. Raporti vjetor financiar-janar-dhjetor-2014
5. Propozim vendimi për mbeshtetje më mjete financiare bashksin ‘’ Handikos,, – Drenas
6. Propozim vendimi për lejimin e kembimt te pronës së paluajtshme Komunale më pronen e paluajtshme private për nevojat e zgjerimin e varrezave të fshatit Korretic e ulët – Komuna e Drenasit
7. Propozim vendim për lejimin e këmbimit të prones së paluajtshme komunale më pronen e paluajtshme private per nevojat e ndërtimit të rezervarit të ujit të pijes në Zabel të epërme – Komuna e Drenasit
8. Propozim vendim për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale më pronën e paluajtshme private për nevojat e ndërtimit të Ambulancës familjare në fshatin Negroc- Komuna e Drenasit
9. Propozim vendimi për Bashkësin Islame – dega- Drenas
10. Propozim vendimet për subvencionimin e klubeve sportive
11. Raporti i komisionit për dhënjen e pronave në shfrytëzim-Likoshan