Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 40 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 26.05.2015 (e martë) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e KPF-së.
Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbalin e mbledhjes së mbajtur me datë 20.04.2015
2. Propozim-Vendim për caktimin e lokacionit për deponi të mbeturinave inerte
3. Të ndryshme