Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit për dt: 18.08.2017 (ditë e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e bordit të drejtorëve, thërret:
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të ketë këtë:
Rend dite:
1. Proces verbali i mbledhjes së mbajtur më dt.19.06.2017;
2. Raport financiar për realizimin e buxhetit komunal janar-qershor 2017;
3. Propozim vendim për dhënjen në menaxhim-shfrytëzim të përkohshëm të parkingut të automjeteve që gjenden në hapësirat e stacionit të autobusëve, Shoqatave të Dala nga Lufta;
4. Propozim vendim për bartje të mjeteve nga kategoria e shpenzimeve kapitale – Drejtoria e Kulturës;
5. Propozim vendim për ridestinim të mjeteve financiare nga mbetjet eprojekteve kapitale-Drejtoria e Urbanizmit;
6. Propozim vendim për ridestinim të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve për pagesën e bursave për student-Drejtoria e Arsimit;
7. Të ndryshme.