Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 27.08.2015 (e enjte) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhja e KPF-së thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbalin e mbledhjes së mbajtur me datë 10.07.2015
2. Kërkesat e buxhetit final për vitet 2016-2018