Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 16.09.2015 (e merkure) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja e KPF-së thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbalin e mbledhjes së mbajtur me datë 28.08.2015
2. Raporti i Komisionit për emërtimin e rrugëve të reja dhe shqyrtimin e kërkesave
3. Raporti i Punës i Kryetarit të Komunës Janar-Qershor 2015
4. Raporti i Auditorit të Përgjithshëm