Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 02.11.2015 (ditë e hënë) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhja e KPF-së thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbalin e mbledhjes së mbajtur me datë 16.09.2015
2. Raporti i Komisionit për emërtim të rrugëve dhe shqyrtimin e kërkesave
3. Propozim vendim për vazhdimin e kontratave – bizneseve
4. Raporti financiar Janar-Shtator 2015
5. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm pjesës së ngastrës kadastrale për varreza në fshatin Terdec
6. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm pjesës së ngastrës kadastrale për ndërtimin e xhamisë në fshatin Terdec
7. Plani i Veprimit për Transparencë në Komunën e Drenasit