Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 17.12.2015 (ditë e enjte) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhja e KPF-së thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbalin e mbledhjes së mbajtur me datë 02.11.2015
2. Propozim vendim për zgjedhjen e komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Komiteteve Konsultative
3. Plani Komunal i Veprimit Antikorrupcion
4. Propozim vendim për vazhdimin e kontratave mbi dhënjen në shfrytëzim të banesave sociale në Bllokun I dhe II në Drenasin III në Qendrën e Banimit Social
5. Të ndryshme