Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 20.04.2016 (e mërkure ) duke filluar nga ora 10:00, në sallen e mbledhjeve në objektin e ri të Komunës, thërret mbledhjen e KPF-së.
Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbalin e mbledhjes së mbajtur me datë 24.03.2016
2. Raporti financiar Janar – Mars 2016
3. Propozim vendim për ndryshimin e taksës ndërtimore
4. Propozim vendim për heqjen e taksës për ushtrimin e veprimtarisë New Coo Ferronikeli – Drenas
5. Të ndryshme