Në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, përkatësisht nenit 9, pika 1.3, dhe Vendimit nr. 12-030-786, të datës 04.01.2018, të Kuvendit Komunal, thirret mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), dhe në emër të Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, ju drejtojmë këtë:
FTESË
Për anëtarin/ën _________________________, nga ________________________
që të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.
Mbledhja e rregullt do të mbahet më datën 13.05.2022, ditë e premte, me fillim në orën 14:00, në Sallën e Kuvendit në Drenas.
Rendi i ditës:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së: https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/03/Procesverbali-i-KKSB-se-dhe-ftesa-e-dates-15.03.2022.pdf
- Situata me zjarret fushore dhe malore në komunën e Drenasit
- Të ndryshme